Të Dua Mbretereshe Poem by skender iljaz braka

Të Dua Mbretereshe

Lëndinës i mblodha si perla të praruara
dhe varg për ty i bëra të kuqet manaferra.
Rreth gushës së holl t'i vija si gjerdan.
Të më dukeshe ti, më e bukur se pranvera.

Nga shpate i këputa të verdhat gjineshtëra.
Për flokët e gështenjtë të thurra kuror mali.
Më të bukurin skepter dhuratë të t'a solla.
Të desha mbretëreshë moj vajë me sy kristali

Saturday, July 5, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success