Në prëhër të dobësis biem shpesh prej largësisë.
Ndjenjat na përthyhen kur më nuk jemi pranë.
Dhe veten të braktisur e ndjejm nga dashuria.
Kur asnjë dashuri e vdekur s’na bëhet më e gjallë.
Bregut të lotëve, nën një zhurmërim të davaritur.
Ndjejm zemrës t’na rigojnë të ftohtat copëza malli.
Prej një shiu dinak, të qullur si zogjtë krahlidhur.
I thërrasim njëri tjetrit me zën e një të marri.
Në këtë bujtinë të verbër, pashpresë hidhërimi.
Humbur mes avujve të fuqive të pashterura.
Ne u tretëm dhe vdiqëm si ujëra të nëndheshëm,
që mpleksen me forcë përmes rrënjësh të etura.
Gjithë jetës të mbërthyer në detërat e shpirtit.
Të pangopur i mbetëm varrezës së pëgëdhelimit.
Të stuhishmet fjalë s’na zgjojnë kurrfarë ngrohtësie.
Tashmë që kaq larg jemi prej syve dhe harrimit.
Kështu një nga një na u shuan të vjetërat shpresa.
Si varka të braktisura i mbetëm limanit në agim.
Dhe pse sytë na shikojnë miljona qënie të kthjellta.
Për ne veç një bregore mbetet, i vetmi ngushëllim
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem