Tek Nje Bregore E Xhveshur Poem by skender iljaz braka

Tek Nje Bregore E Xhveshur

Tek një bregore e xhveshur…..

Netë me radhë hutueshëm nxitoja pas ikjes tënde.
Me skeletin tim prej lodhjes e drobitjes të cfilitur.
Nuk di se si humbisja përgjatë udhëve nëpër mjagull.
Pas jehonash dhe oshëtima zërash timbër grisur.

Nëpër gurë shkëmbenjësh gjunjët mu përgjakën.
Gjersa fryma më ndali tek bregorja jonë e xhveshur.
Atje prej magazines së kujtimeve tona të vjetra.
I pash përsëri dy sytë e tu, si dy meteor të djegur.

Atje një qeshje gjeta dhe pak fjalë të mbështjella.
Me të ngrohtin hi malli dhe identitet kohëshkuar.
Mes myshqesh aty gjeta më shumë se tri të vërteta.
E më të gjallën atë, që marrëzisht ishim dashuruar.

Në atë bregore, ngurosur kish mbetur zmbrapsja jote.
Vajtimi yt, që këngën time në mijëra pjesë kish ndar.
Shtypur prej marrëzis tënde si kokërra të kuqe dëllinje.
Ende nën dënesa përlotej e rënkonde ndjenjë e vrar.

Thursday, July 17, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success