Ti dhe unë e dashur
Ti dhe unë e dashur,
shndërruar jemi në një trup,
në një frymë, në një jetë.
Kur plazmat e gjakut tonë
për ti mbledhur në këto duar, na është dashur.
Ti fort më ke tërhequr drejt zjarreve të largët,
atje ku kodrinat digjen në përjetësi,
dhe dita e përfshirë prej dëshpërimit
më zgjonte brënda shpirtit dritën e shumpritur.
Fati gjithmonë e dashur diku gjëndet i fshehur.
Ndaj s'të thash të mbeteshim përjetësisht skllavërit e tij.
Ndoshta kapur fort pas rrathëve të ferrit.
Siç na ka rrëzuar, na ka ngritur, ku ta di.
Por ne, që përherë kemi ecur mbi gurët e një jete të djegur.
Nëpër muzgun e përhimtë drejtë një bote të qetë
Parasysh kemi patur vetëm kodin e të fshehtit pakt,
mes dritës dhe territ.
I humbur nën realitetin e pritshmërisë,
përulur në lutje qetësish të kam dëgjuar.
Në një pyll të gjelbër bredhash, ku veç hijet bien.
Ca dyer të reja më hape dhe më binde.
Se ka dhe një tjetë kohë për të qëndruar.
Se ka një kohë për të parë më mirë përtej vetvetes.
Se ka një kohë tjetër për tu ndjer i penduar.
Pastaj për të ikur paqësisht me kënaqësinë e bletës.
Ndoshta shumë gjëra duhet t'i kishim bërë më ndryshe.
Por faj të mos i vëmë shpirtit të tronditur.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem