Unë Bir I Detit Dhe I Durrsit Tim… Poem by skender iljaz braka

Unë Bir I Detit Dhe I Durrsit Tim…

Unë bir i detit dhe i Durrsit tim…

Thellësve të detit fle i lashti Durrës.
Qyteti rilindur, kurorë mbi qerpikët e tij.
Sarkofagëve të gurtë rënkojnë eshtrat e thyera.
Varret, amfora dhe stoli e bukuroshes,
që ende dremit nën ujë.
Aty ku të gjithë jemi pagëzuar
papërjashtim me gjak Ilir.
Pulbardha kemi qënë në qiellin ton gri.
Me krikëllima qiellit i kemi bërtitur
dhe Hyut ton njëmijë herë i kemi thurrur lavdi.
Nga varri edhe unë me to jam ngritur.
Me madheshti rilindjen dhe unë kam përjetuar.
Por qiellit si Jezusi unë nuk i jam ngjitur.
Unë qiellin forte e kam mbështjell me keto duar.
Më është dashur parajsës të takoj etërit e lashtë.
Në ferr të ndjej ende erën e temjanit.
si në ritualin e përshpirtjeve të mëngjesit.
Më ka ndodhur që dhe detit t'ia shkul rrapullit.
Damarët e thellësive t'i përshkoj pash më pash
kur më është dashur të qëmtoj mitin pellazgjik
per te lidhur magjite e mallkuara te Universit.
Bir i detit dhe i Durrsi jam.
Askend nuk lejoj te hyj ne labirinthet e te shkaures time.
Laguna tek une askush s'ka per te hapur kurre.
I këtij qyteti unë jam një copëz det i ngut.
Një pëmë e tij e lulëzuar jam, që rritet nëpër muzg.
Une bir i detit dhe i Durrsit tim, jam.

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success