vërsëlliteshin fjalet….
Ngritur prej fytyrës tënde si një ishull me dëborë.
Nën syrin pishë të pemës, puthjet në copëza i ndam.
Me etjen e një gjarpëri thëthitës, të thëthita fortë.
Me afshin e flakëve të zjarrit, që ngrihet mbi vullkan.
E thepisura natë, hijet tona të ngatërruara shqyente.
Me hënën buzëkafshuar i thërrmonin pamëshirë.
Binte psherëtima nën shushërima ujërash të ftohta.
Si rrëzim i pandalur në çastet ekstreme e përpirë.
Me ngjyrat e vet gjetheve nën atë heshtje të mugt.
Nën të lehtën erë vjeshte gjithë fjalë vërsëlliteshin.
Nën një buzëqeshje shtirëse të përdredhur yjore.
Dhe gjymtyrët e luleve në livadheve këmbeheshin.
Kështu përcillnim netët e bukura vjeshtërore.
Nën dëndësinë e pemëve në një dritë të verdhëme.
Rrugëtonte dashuria për të mbetur e përjetëshme
Nën fasha të holla drite, mjegulle dhe reflekse.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem