Vira, Vira, Vira..... Poem by skender iljaz braka

Vira, Vira, Vira.....

Të vija re buzëmbrëmjeve kur nxitimthi më shkoje.
Me atë ecje shpërfillëse siç shkon rëndom një patë.
Belit, një xhokoventë meshini tepër e puthitur.
Dhe kërcinjët mbuluar prej një palë çizmeve me jakë.
Qafën tënde të holl parakohe të rrudhosur.
E qarkonte tej e tej një gjerdan i larë në ar.
Të shpupuriturat flokë gri, iden më krijonin
e të porsa ngriturës prej një gjumi të rend e shkatrrimtar.
Nuk di përse aq shumë më dhimbsuroheshe ti Vira.
Dhe pse tinëzisht vështroje, xhepat e mi të ftohtë.
Herë - herë moskokëçarëse mbrapa ktheje kokën.
Kur djemëria të thërrisnin:
- Vira! Prapanicat, Vira!)
Vira, Vira, Vira....moj virane.
Përse mendon sikur ke pushtuar gjithë botën?
Në fundin e rrugicës u ndeshëm një ditë vjeshte.
Nën çadrën time të mbajta, për sa kohë binte shi.
Sikur ta kisha parashikuar të nesërmen Vira.
Të pamundshëmen do bëja, atë që rrallë bënë çdo njeri.
Më thanë se tek një dhomë moteli të braktisur.
Të shtrirë të kishin lënë me trupin tënd pa jetë.
Shumë gjak të kish rrjedhur mbi një çarçaf të flliqur.
Coptuar gjoksi yt prej një mjeti të mprehtë.
Sa shumë kam qar për ty, o pafajësi mjerane.
Viktimë e viktimizuar e kësaj kohe grabitqare.


Vira. - puntoret e ngarkim shkarkimit e perdorin per..Ngrije.
Vira prapanicat... ngrihi prapanicat...

Thursday, May 29, 2014
Topic(s) of this poem: friendship
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success