Zbret Një Natë Dikur Poem by skender iljaz braka

Zbret Një Natë Dikur

Zbret një natë dikur...
pa dëshirën dhe mëndësinë time,
tënden, të atyre, të të gjithëve.
Zbret një natë e lagësh me bimësi lulesh të tejdukshme.
Këmbana e largët thotë se është nata
e një kontineti të madh, të përgjumur,
ku erëra eshtrash e shpirtërash fryjnë,
pas jehonën dhe avujt e lëngatës duke tërhequr.
Ajo, nga larg vjen deri te streha jonë e dashur,
deri tek kindet e bardha dhe
këmbët e ftohta të shtratit ku bashk ne të dy jemi mbledhur.

Ti fle me sy të lodhur dhe s'më pyet
se ç'forcë më solli deri tek këto brigje të pafuqishme,
deti tek këto fund ëdërrash të magjishme.
Aty ku era tund degën e thatë të lajthisë së murrme.
Deri aty ku si zbatica dhe batica e detit,
kjo thirrje e beft afrohet, tërhiqet dhe tkurret.

Dhe përbetohet si një dritë që ikën përgjatë buzëdetit,
e ndjekur prej hijesh të holla
që sillen e vërtiten përqark ferrit.

Këta tinguj nate të magjishëm të pranverës,
më bëjnë të them kaq shumë gjëra për sytë e tu.
ngulitur fundit të këtyre brigjeve ku një shpend ndjellakeqës guit.
Mbi të, erërimi ynë më i fuqishëm se shfryrja e vullkaneve
ngrihet e davaritet.
Eshtë më i fortë se erëmimi i kalbëzimit në agullimë
të një shekulli të vdekur
që strehë bëri nën ngrohtësinë e lëkurës sonë të regjur.

Gremisen yjet te cepi i një përroi të padukshëm.

Ne shtrënguar në krahtë e njëri-tjetrit,
natën e pazëshme përqeshim.

Thursday, May 29, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success