Atje në atë buzëdet
Diçka më tërheq buzëdetit,
sa herë që dallgët shkumbardha
prëplasen me tërbim.
Sa herë që të thekëshmet.
Zëra tipike të netëve detare,
ngrihen thellësive me vrik.
per te shkulur spirancen time mbërthyer
në rërën brigje - brigje.
Diku, tej mes dallgeve,
imazhi yt, si nje nimfe e bukur,
me shfaqet si diten qe te kam humbur,
Ketu kam mbetur se nje Eskil
ne pritshmerinë e të pakthyeshmes.
As vete nuk e di perse...
Perseri te dua kaq shume,
dhe pse mendimet m'i ke mpire.
Si hije te tejzgjatura me ndjekin
si dikur hapat dhe zeri yt i trisht.
Si nje eremit e kryqezova per ty dashurine
aty ne ate buzedet,
ku kam mbetur,
pa nje alternative tjetre te dytë.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem