Dhe Une E Ngrita Shpirtin Tim Poem by skender iljaz braka

Dhe Une E Ngrita Shpirtin Tim

Dhe une e ngrita shpirtin tim
Si nje libër i vjetër, mbuluar pluhurit të harrimit,
a ndoshta prej vetëdijes së mohimit,
të gjeta një ditë, Shpirti im.
Përzier në të njëjtin vrer përçmimi,
Vrar prej të njëtit plumb dënigrimi.
Djegur prej të njejtit zjarr mallkimi.
Ndjenjash dhjet fish keqtrajtuar.
Zhytur në thellesi muzgu të nënvleftësimit.
Me ndjesinë e ndjenjes së një burri,
mbi krahet e hekurt të hodha.
Me ftohtesinë e mendimit, si nje foshnje të braktisur të pështolla,
për të hapur mes reve një shteg shprese të shuar.
Një agim tjetër për të gjetur të zgjuar.
Mbi rrënoja të vjetëra të ngrita,
kutërbuar ende aromën e shkatërrimi.
Të ngrita mbi idiotësitë poshtëruese të nihilizmit.
Mbi mjegullnajën e zezë të mosarsyetimit.
Te ngrita duke thirrur:
- O njeri!
Ti shpirtin mos e ndrydh kafazesh prej hekuri te mosperfilljes. Ti shpirtin, mos e shit ne ankandin e verberise makute. Ti shpirtin mos e var ne fije te keputeshme.
Ngaherë mbi vetveten ngrihu…ngrihu, ngrihu…ngrihu…

Wednesday, July 9, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success