Zbehur më zbret si hëna në agim,
me pamjen e trembur dhe të trisht.
Në dhomën e ftohtë mbi libra e letra.
Më përulesh si bregut, vala e brishtë.
Si në orbitën e një ylli të largët në gjithësi,
që qiellit feks me rezatim verbues.
Më ulesh mbi prehër ngadalë, e dlirë.
Me afshin tënd të ëmbël, përvëlues.
Fjala, 'Me puth', si ujvare madhështore.
Prej thellësis së gjoksit, të doli ndezur zjarr
Mjegullimat e shpirtit magjishem m'i hoqi.
Ne shtratin e bute m'i ktheve në një parajsë.
Në dhomë, psherëtimat humbasin e treten.
Si dëbora pranverës që malit i shkrin.
dhe një herë te lutem ti eja në mbrëmje.
Mbi mollët e bardha të derdh unë poezinë.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem