Kur era të fryj mbi fletëzat e flashkëta
dhe nata e qetë të rrëshqas mbi kodrinë.
Të lutem më dil tek mështekna e bardhë
me penelata puthjesh ta ngjyejm dashurinë.
Eja të të them se gjithçka do jetë e jotja.
Në frymëmarrjen time do ngij një psherëtim.
Do të lëmë atje disa çaste të ngrohta.
Atje do të gdhëndim më të bukurin kujtim.
Me sytë e zemrës ëndërroj orë e çast.
Ndaj të lutem si drenushë përvidhju ti ngurimit.
Në çmenduri të çojmë natën ne yjet ziliqarë.
Të dehur prej llavës së pasionit dhe gëzimit.
Dhe një herë të lutem, eja magjipolote.
Flokët e lëshuar të t'i krehi me këtë freski.
Gjithë bota kësaj natë do te jetë e jona.
Lërma zjarrin e shpirtit t'a shuaj në qetësi.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem