Eja, Merrëm Det. Poem by skender iljaz braka

Eja, Merrëm Det.

Kaq vite kam mbetur me një bisht cigari në buzë
Dhe me vjershat e mija shpesh here i zëmëruar
Përse nuk deshe të më bëje dhe mua, ti shok.
Por brigjeve të tua më lë kështu të vetmuar.
Ngaherë shpërfillës me dallgën tënde, që gjëmon.
I'a merr ti një kënge të herëshme prej piratësh
O det i honeve të jetës sime, përse ti më tundon.
Mbi dallgët e tu fluturim, s'më merr të më përplasësh.
Në këtë copë shkëmb një ditë dhe ti do të ngurosesh
Me të rëndin petkë të kaltër hedhur përmbi krah.
Fatet e këtij shkëmbi, ku së bashku rrënjët kemi mpleskur.
Eja të t'i lajmë ne o det, me shkulma dallgësh të mëdha.
Trazuar prej një ndjenje të natyrëshme njerëzore.
Me psherëtime të argasim pulëbardhat lartë në qiell.
Eja, të ecim deti im nëpër shi e mjegull, a gurore.
Veç të brishtat mure t'i ngrohim me pak diell.

Wednesday, July 2, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success