Falem Nje Minute Poem by skender iljaz braka

Falem Nje Minute

Falëm një minute..

Në rrugicë m'u shfaqe, një mbrëmje krejt papritur.
Të florinjtat flokë hedhur përmbi supe.
'Ndalu ti moj vajze, falëm një minute."
Por Ti seç më fshiheshe, tretur nëpër muzg.

Me rrezen e syrit, të ndoqa deri larg.
M'u shkërmoqen fjalët, shikimi seç m'u tret.
Mjeri une, i mjeri, mbi deborë seç mbeta.
Si nje dru i thatë , si nje zog i shkretë.

Befas nje dallgë fati, të ngre nga thellësia.
Si nje nimfë deti, vjen m'a bën me dorë.
Rreth e qarke veshtroj me shikim të vrarë.
Era e marrosur minutat m'i bën orë.

Mbi të heshturën rruge, debora fle e qetë.
Tej një lot i keputur, përmbi buzë te bie.
Era nëpër muzgje, këngët i shtyn lehtë.
Deborë e kristaltë, mbi qepalla të shkrihet.

Monday, July 21, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success