Fillimi I Marrëzimit Nuk Është Veç Fundi I Vetshkatërrimit. Poem by skender iljaz braka

Fillimi I Marrëzimit Nuk Është Veç Fundi I Vetshkatërrimit.

Fillimi i marrëzimit nuk është veç fundi i vetshkatërrimit.


Ajzbergu sytë e skeplosur nxorri pas proçesit të votimit.
Fatalisht i përplasur mbeti vetmitar, brigjeve të disfatës.
Mbeti si një anije e fundosur prej mungesës së farit.
Me kënaqësitë e pagëzuara prej përgëdhelive të uratës.

Pluhuri i diskriminimit mbuloi misteri e fajsisë së të pafajshëmit.
Dhe e njëjta plagë u la përsëri prej të njëjtësh lot zëmërimi.
Të rrënqethura përvëluese shkaktuan dhe një herë ironit e fatit.
Mbledhur prej rryfeve të groteskut dhe komizmit të përçmimit.

Në përjetim të momentit banal, bushtrat ngren vellot e kuisjeve.
Dhe shthutje e gjygjësorit, e përgjakur plandoset para zgjimit.
Para syrit të botës digjet procesverbal i padeshifruar i kulisave.
Këputen e bien me rropëllimë të kalbëzyerat hallka të zinxhirit.

Ky s'është veçse një hon ku është rrokullisur njerëzimi.
As një qorrollepse rastësore, inkurajuar prej mashtrimit.
Retushim i plot i reve të qiellit me një tjetër penel krimi.
Fillimi i marrëzimit nuk është veç fundi i vetshkatërrimit.

Thursday, June 26, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success