Rëndom kur papritmas biem në fatkeqësi fatale.
Nën një heshtje të zezë varri ndrydhemi, e tkurremi.
Kështu nisin të parat plasaritje të jetës familjare.
Dhe pse nuk duam ta pranojmë, papritmas vethelmohemi.
E prej vrerit të një sedreje të lënduar, rrënqethemi,
Mes angullimash të vazhdueshme, netëve të vetmuar.
Vetëveten, vetëm për një çast arrijmë të imagjinojmë,
nën hidhërime, të mbytur mes lotësh para portave të ferrit.
Atje të imponuar shpesh prej një gjykimi paradoksal.
Një pakt pajtueshmërie duam të nënshkruajm
mes diskriminimit demonial.
Diçka eprore na torturon ndërgjegjen prindërore.
Më kot jashtë vetes e kërkojmë burimin e së keqes.
(Ashtu si më kot perlat fundit të detit kemi kërkuar)
Gjithçka para syve gjallon si këmbanë e së nesërmes.
Habitshëm pyesim nën heshtje: ku vallë kemi gabuar?
Dhe si ëngjëj të ngrirë prej dhimbjes së përjetshëme,
buzëdridhur murmurisim dhe netëve rrim zgjuar.
Prej prapësive të vazhdueshme të një fëmije të praptë,
që ndershmërinë familjare rëndë na ka provokuar.
Si ikonë lakuriqësie, vazhdojmë të pasqyrojmë mëshirën.
Dhe pse e shëmtuara në më të bukurën na është dhuruar,
sytë me mjegullsinë e art të shpresës ndjejm të na vishen.
Përtej egërsimit të varrosur mundohemi përdhëmbshëm.
Veten t'mos e ndjejm prej pjellës sonë të diskriminuar.
Që pas tingujve të jetës marrëzisht fluturimthi të rendim.
Sërish e serish, një rreze drite kërkojmë të nxjerrim,
prej zemrës sonë të lënduar.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem