Gjithçka Nga Vetja Do Të Jepja... Poem by skender iljaz braka

Gjithçka Nga Vetja Do Të Jepja...

Pa ty, në këtë ngrehinë të vjetër ku jetoj.
Koncepti i kohës prej vitesh më është bjerrur.
Kufijët e njëmëndjes më janë fshirë përgjithmonë.
Jeta shndërruar më është
në një labyrinth kujtimesh të çtjerrur.
Fjalët që s'munda të t'i them
dhe ca puthje që dot, s'dita si t'i marrë.
Mbi fosile këngësh të pa kënduara më kanë mbirë
e buzëve të djegura prej dashurisë, më janë tharë.
Por sakaq që në vetvete jam duke u kthyer.
Mbledhur thellë shpirtit gjithë dhimbjet,
prej humbjes shkaktuar.
Gjithçka nga vetja ime përsëri do të jepja.
Mjaft për të gjetur tek ty,
atë që ndër vite kam pritur, kam ëndërruar.
I heshtur qëndroj përpara imazhit tënd të brisht.
Sytë e tu miqësor, ngultas duke ndjer të më vështrojnë.
Brënda shpirtit më rindizet drita e shumëpritur.
Prej ndarjes dhe largësis askush në jetë nuk doli i fituar.
I vetmuar, askush s'i dha jetës bukuri.
Prej lotësh dhe ngashërimesh askush s'ka përfituar
Dhe frymëzim një trupi të ngurosuar, si dha asnjeri.
Më thonë se dhe likenet lart në pyllnajë.
Mes lëvozhgash n'errësirë kërkojnë pakëz dritë.
Ndaj të vdes mos e lini përjetësisht pa ngrohtësi.
Të vdes mos e lini, një zemër dhe një shpirt pa dashuri

Gjithçka Nga Vetja Do Të Jepja...
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success