Hije Hipokrizie… Poem by skender iljaz braka

Hije Hipokrizie…

Hije hipokrizie…


Hije, që zgjaten përtej të pamundures.
Kacafytur mundimshem mbi malet e premtimit.
Hije të përvjedhura kodeve të moralit.
Arratisur nën hipnozat sugjestionues.
Fshehur nën krahtë e brisht të ëgjëllit.
Simotër binjake të pafyrshmëris dhe djallit.
Ecur përgjatë udhëve mëkatare, të errësirës së shpirtit,
gjithkund të përndjekin, të lodhura e të rrudhura,
mes britmash të heshtura, nën klithmat e mallkimit.
Mes lutjesh përulur, përpara koperturash të koptuara.
Të shmangur prej trysnis dhe rrezes së ndriçimit.
Zotat predikojnë, tek zotat pa besuarpër të gjetur errësirës,
shtegun e Poshtërim i fshehur nën lëkurë të parfumosur,
nën jaka spic dhe kollaresh ngrehrosur.
Këto shëmtime imazhesh fytyrë shpërfytyruar,
lindur prej shëmtimit të vesit prej vesit, tej thellesive te shkatërrimit,
dita - dites i afrojne kohes, mundesine e degradimit.
Ngritur mbi harqe te përthyera predikimesh, ides së krijimit,
gjithë duke i hijet hipokrite neperkembur gulcojnë,
mes dallgeve të disfatës, në kulm të dëshpërimit.
Prej të njëjtës arsye, përtej çdo limiti, shpesh here e ndjej veten,
së tepërmi dëshpëruar, të vrarë thell shpirtit,
prej çdo shprese të shuar.
Në këtë ves ligështues, të mbetur të përçart,
njerëzimi ende vazhdon të vegjetoj, pa kuptuar sa vet,
se vetveten padashur eshte duke vrarë.

Wednesday, June 11, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success