I zhytur në hallet e mia barbare
Ngaherë i irrituar ndihem prej fodullëkut të orakujve,
që zgjasin përtej këmbëve të mia hije të çngjyrosura.
Rrebeluar mes klithmash, vet mendimi im më tmerron.
Kur paturpësia dhe një herë varros nenet e çvarrosura.
Së tepërmi më dëshpëron besnikëria e idhtarit të verbër.
I shfernauri zell i të paaftit që rreket për para e pushtet.
Në kulm më acaron asfaltimi i një rruge të shtrëmbër.
Formalizëmi alogjik mbi një trup të sakatuar e të pajetë.
Më çmënd bribery që më duhet të paguaj për një faturë.
E shikimn drejt qiellit nguros, mes lakuriqësh errësuar.
Kur leksione demokracie më jep një bakalaro i pafytyrë.
Plot vrer i urrej qëlizat e kësaj sëmundje të pashëruar.
Tejmbushur janë sytë e mi me terr jashtë çdo kufiri.
Shpesh dhe lirine bënda qënies e ndjej të kërcënuar.
Ethshëm nën klithma prej këmbësh më tërheq zinxhiri.
Ajo që më shumë më dekurajon është sedra e lënduar.
Para syve të mi një ditë parimet ball për ball do qëndrojnë.
Engjëlli dhe djalli fytas do të ngërthehen buzë humnerave.
Unë një pijanec i dalldisur ëndërrash tokës s'dua ti rëndoj.
Mendueshëm duke ecur mbi palcën e mesnatës së të mjerëve
Tok me krikëllimat e korbave, pas shpine do ta lë pikëllimin.
Në çast ti largohem mugëtirës së kësaj dehjeje të frikshme.
Zhytur në hallet e mia barbare tutje do të hedh trishtimin.
Vullneti përherë më provokon papërkulshmërin e dobishme.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem