Sokratit
Palltua jote e rëndomtë, si fluturimi prrallor
i Feniksit prej tokës së gjelbërt fluturoi,
Nëpër rrugën me një emër të lasht Athinase,
ku vështrimin përpara teje ngrosnin të rinjtë.
Prej dorës së brishtë të humbi jesemini i verbër.
Peshë e urrejtjes që zemrën plumb të rëndoi,
mbi gur të palatuar krisi dhe u thërrmua.
Kumbimi i dymbëdhjetë këmbanave të kobshme,
tellësive të detit u tret me ngarkesën e petaleve
të trandafilave të vyshkur dhe erërimit tënd të
pashtershëm.
Tutje shkuan në një botë të pafundëme,
të fshehtë, të përligjur ku shfaqen shënjat e ënjëjve.
Rrathët e padukshëm orbital tu vunë si kurorë.
Mbi të përhumburën e padukshëme të kohës
pikë, pikojnë ca pika loti njerëzor….
Hareja e një zoti të padukshëm për ty Sokrat,
në të tjer qiej rilindi në formën e vetë jeseminit.
Mendimi yt i pashkruar u bë pesha specifike,
gravitacioni i etikës së mbarë njerëzimit
Nën një dhimbje të fortë trupore, perënditë
e tua që udhët na rrëfenin, të heshtura shkuan.
Shkuan të përgjunjura prej frikës së ekzekutimit,
si muzgu që fsheh iluzionet e fundit të lisit.
'Im zot më jep pastertinë e brëndëshme të shpirtit'
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem