Jasteku I Gjumit Poem by skender iljaz braka

Jasteku I Gjumit

Jastëku i gjumit

Për ditë e më shumë jastik i gjumit petohet. Kur kokën unë e ti mbështesim çdo natë. I ëmbëli bardhosh si një kone llastohet. Kur bien mbi të puthjet dhe psherëtima e thatë.
Prej punës kur kthehem në dhomën e ftohtë. I buzëqeshim një çast unë e ti hënës ziliqare. Më pas tek jastiku kokën mbështes si perandor. Embëlake ti buzët mi afron qetësisht si një manare.
Në pyllin e ëndrrave lahemi e s'dim të dalim dot. Hepohet jastëku prej përkundjesh çmëndurake. Xheloz nuk bëhet as për çarçfët e ngrohtë. Por zë e përdridhet në hijet tona fluturake.
Jastik i gjumit tim sa herë më ke qetuar. Prej bardhësis tënde do plakem një ditë. Në kaq vite bashk asnjëherë s'më je ankuar. Ndaj do t'përgëdhel gjer çastit që t'mbyll sytë.

Thursday, July 17, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success