Kështu Ikin Poetët… Poem by skender iljaz braka

Kështu Ikin Poetët…

Kështu ikin poetët…

Mes një deti të pashtruar vitesh të trazuara.
Në shkapërdredhje dallgësh të përbindshme
Ikin të përpirë dhe të tretur shpirtëra poetësh.

Me të vetmen kënaqësi të mohuara të vdekjes,
Ikin të shnddërruar në adhuruesit
më të zellshëm të egërsisë së jetës.

Kështu ikin ata, një nga një të vetmuar,
me bukurinë e pashmangshme të Afërditës.

Ikin me copëza këngësh udhësh të kënduara,
Me fragmente vargjesh të shkruajtura diku.
Veten duke ushqyer me iluzione të pafundme krijimesh.
Përmes muzgut dhe natës duke ëndërruar
fytyrën përdëllyese të jetës,
gjer në pikëzimin e mëngjezit zë shuar.

Kështu ikin ata, me pamundësinë e ribërjes,
padrejtësisht të kryqëzuar,
nën një dhimbje të papërfytyrueshme kreshtrash.
Heshturisht, prej vet natyrës dhe kohës të mashtruar.
Mendimtar të ulur këmbëkryq mbi plagët e njerëzimit,
si anija direkthyer ndan një limani të shkret ankoruar.

Kështu ikin poetët..
Në të njëjtin varr prehen me urinë e pashuar të vdekjes.

Wednesday, May 28, 2014
Topic(s) of this poem: friend
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success