Kam Mbetur Shqiptar Poem by skender iljaz braka

Kam Mbetur Shqiptar

Për at'qiell jam betuar me ndjesin e burrit.
Tokën kam përgjakur për atë copë qiell.
Të egrin shpirt kam ndezur flakëve të gurit.
Me etjen për liri kam puthur pakëz diell.

Kam dhanë besën për një fjalë që se tund guri.
Kam thy gurin, kur pas shpine më ka ngrën pabesia.
Gjakut ngjyrën i kam dhënë mbi valë të thikta.
Tehun e syrit nëpër erëra ma kaliti trimëria.

Kështu më bëri koha, binjak me historinë.
Me shkulma dallgësh më përplasi breg më breg.
Mbi dhimbje plagësh më farkëtoi dashurinë.
Emrin ma frymoi në çdo shkrep e në çdo shteg.

Thanë, do të mbetesha pa një gjuhë e pa një varr.
Thanë s'do kisha histori, që t'më ndiqte nëpër shekuj.
Por brez pas brezi gjer në thua unë mbeta shqipëtar.
Mbeta lisi motshëm vetmitar, degë xhveshur e trup djegur.

Sunday, June 1, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success