Kohë Satanike Me Njerëz Të Shpërfytyruar…. Poem by skender iljaz braka

Kohë Satanike Me Njerëz Të Shpërfytyruar….

Kohë satanike me njerëz të shpërfytyruar….

Ka qënë një kohë shtrigash.
Një kohë e mbetur si letërat e zhubrosura.
Kohë me ëndërra të përgjakura e me dëshira të burgosura.
Ka qënë një kohë ferri mes trubullimash nën horror.
Që prej pagëzimit e drejtë vdekjes si kope ne shkonim.
Përngjashëm me urithët, kanalit të tyre nëntokësor.
Të akulltat domethënie të disfatave, na u bënë emblema e ditës.
Ikonë satanike e trikëndëshit të egzekutimit.
Varr i pambuluar nën hënën e ngrirë të poshtërimit.

Ka qënë një kohë rrënqethjesh, koha jonë e mohuar.
Mbase edhe unë, njeriu i gabuar, i asaj kohe të gabuar kam qënë.
Por jo një profet rrebel, dënuar prej inkuizicionit famkeq.
Nuk kam qënë ëngjëlli i plagosur prej qiellit rrëzuar.
As djall i ngritur mes flakëve të ferrit,
fytyrë shënjtëruar, nuk kam qënë…

Ka qënë një kohë terri, koha e shanceve të humbura.
Ku dhe vet ata që e ngritën i trëmbeshin atij ferri.
Të njomur nën shi, kurdoherë nën vuajte të panumërta.
Dhimbjet të imponuar shtrëngonim nën thirrje të egëra.

Si lulja e tharë mbi gur.
Me zemër të coptuar vështroja se si zvenitej
ngado sinqeriteti i jetës.
Si deformoheshin filizat e njomë
prej ujërave të ndotur të kënetës.
Se si orteqe dogmash tymosnin kthelltësin e qiell të shikimit
e mbi kufoma të vdekurish ngrihej perandoria e vetshkatërrimit.
Po, një lule petele përkulur i kam qëndruar lëndinës
së mbetur pa klorofilin e gjelbërimit.

Mbi yje të vdekur shpesh kam rrugëtuar.
Një nga një duke këputur të gjitha cimat e shpresës.
Më tmerronte shfaqja si i menderosur përpara syve të botës.
Fodullëku i kurorëzuar me diademën e një perandori të fetishizuar
dhe grushtgjoks përplasja me kumbinin e këmbanave të vdekjes.

Më shkelte ngaherë këmba mbi baltën e përgjakur.
Me gjysëm trup të kafshuar prej një ideali të marrosur
e me gjysmën tjetër prej llahtarit thellë varrit i varrosur.
Një popull i përndjekur, qorrsokaqesh plot viktima.
Ndrydhur energjish çdo ditë nën mërmërima.

Prej diskriminimit përvuajtur më tepër se
prej kafshimit të urisë.
Në pranga të çelikta mbërthyer në barakën time prej pupuliti.
Në çdo hap të hedhur, i suverjuar prej hijesh të sigurimit.
Netët pa gjum i shtyja, pa iu gëzuar rrezen së agimit.
Kohë satanike ish, me njerëz të shpërfytyruar.
Ish koha kur gjer në qëlizë të gjithë të indroktinuar.
Dhe nëse në kopështin qiellor kish diell e na thuhej..hënë..
edhe kjo apriori duhej pranuar.
Në hapsirën tonë të vogël dhjetë fish të zvogëluar.
Ngurtësuar mendimesh, përndjekur, internuar.
Në këmbë tokë e djegur prej qiejsh gjëmonte.
Si një zemër që ndjen thellë, thikën e përgjakur.
Të paramenduarat dënime me dhimbje përjetuar.

E plakura rinia ime, e mundimshmëja e fjetur.
Nën dhunimin e lumturisë zvarritej tej dëshirës,
si kashta e kumërit që gërvisht netëve qiellin,
si i lodhuri vetmitar që i vetdorzohet rrëpirës.
Cdo të nesërme voziste mbi lumin e turbulluar të gënjeshtrave.
Mbi vdekjen e të vërtetave përpirë prej humnerës së tatëpjetave.

Më kanë përgjakur dilemat e shumta.
Pyetjet pa përgjigje më kanë helmouar.
Edhe sot mëndja më buçet prej shqetësimesh të panumërta.
Për tjetrsimin tim të urryer kohës i jam rrebeluar.

Ish kohë satanike ajo kohë...
..................me njerëz të shprfytyruar.

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success