Kokën Kthej Pas Poem by skender iljaz braka

Kokën Kthej Pas

Domosdoshmërisht e ndjej të kthyerit e kokës pas.
Të qëndroj një çast e vështrimin të hedh larg,
skutave të vjetra, ku flen e zgjohen kujtime të humbura,
ku dremisin ngjarje të trishta, të dhimbshëme,
pse jo, ngaherë edhe të bukura.

Shpesh, heshtja e vetmisë më ngacmon kujtesën.
Këngët mi shkul si yllin e mëngjezit prej dheut të egër.
E befas ndjej të më vij një ditë me erën e një fëmije.
E dal si prej guvës së heshtura, një klithëm e mekur.

Vegime të largëta, më zvëndësojn njëra tjetrën.
Më rikthejnë fëmijërinë dhe një nostalgji të vjetër.
Puthjen që buzëmbrëmjes një vajze ia kam vjedhur.
Lotin e kristalt, që më pas, gurëve të sokakut
për të, kaq ditë netë kam derdhur, kam pykëzuar.

Ku shkuan vallë, si degraduan ato vënde të virgjëra,
ku kam qarë, kam qeshur e me shpirt kam kënduar?
C'u bë ajo vajzë çapkëne që kam dashur si i marrë?
Ku humbën si zogjtë e braktisur të qyqes ata shokë,
që udhët e mistershme s'lamë skutë pa i kërkuar?

Diçka më thërret prej asaj kohe të shkuar.
Më porosit; brengat ethshëm ti djeg brënda shpirtit.
Lënduar prej barrës së rënd të kohës së mohuar.
Forcërisht të ngrihesh mbi botën e vogël të ëndrrimit.

Sunday, June 1, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success