Kur Theva Nje Enderr Poem by skender iljaz braka

Kur Theva Nje Enderr

Kur theva një ëndërr.

Në një udhë të pafundëme çapiste hapi yt.
Ndjekur psherëtimash të gurta, të acarta.
Shikimi të tretej përhumbshëm në askund.
Buzëve të dridheshin veç ca fjalë të athëta.

Një pikëz loti të rrëshqiste ngadalë nën sy.
Në vesh të lëkundej vath i hënës së argjënd.
Dritë-hijet e shpirtit shfaqur vazhdimisht.
Si bulëza vese fluskonin tokës erë rëndë.

S'e kisha besuar kurrë ikjen tënde të pakthim.
Atij çasti e kuptova sa shumë të kisha dashur.
E nesëmja pa ty m'u duk e pakuptimt.
Si një direk thyer, mbetur bregut i përplasur.

Me iriqet e detit më ngjasonte mërzitia.
Thërrmohej lumturia perëndimit me re.
Atëherë e ndjeva, sa e rënd ish vetëmia.
Kur mes pikëllimit, në ikjen tënde më le.

I ngriva kujtimet e ditëve të shkuara.
Si koleksione bizhush i mbylla thellë në shpirt.
Me njëmijë klithma buzëdetit veten e qortova.
Jetës për t'ju kthyer me gjithë ëndërrat sërisht.

Tuesday, July 22, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success