Lërma Zemrën Të Fluturoj Poem by skender iljaz braka

Lërma Zemrën Të Fluturoj

Lërma zemrën të fluturoj

Lërma të fluturoj kjo zemra ime.
Ashtu siç di të fluturoj një fajkua.
Hapsirave dhe ti do të ripërtërihesh.
Si ujërat e pyllnajës që gurgullojn në krua.

Puthëmi këto buzët e zhuritura e dashur.
Dhe në frumëmarrjen tënde gjatë më ruaj.
Mbi krahë më merr i vdekur të mos bie
viktimë e pafajshme përpara syve që dua.

Gjithë erërat e globit për ty unë i thitha
Dhe shiut vjeshtak i vura flakët e zjarrit.
Së largu duke të vështruar qaja me ulërima.
Si duke shqiptuar emrin tënd buzë varrit.

Në shtegun e paçar ku ti do të ngjitesh.
Domos do të gjesh një zemrë të thërmuar.
Atje do të jem unë vezulluar përms yjeve.
Mes dritës gjelbëroshe të hënës së praruar.

Wednesday, June 11, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success