Mirëmëngjes qyteti im!
U zgjova sot me mendimin e mirë të përshëndes.
Të uroj një vit të mbarë
e bashkë të nisim një tjetër udhë,
mbase edhe më të vështirë.
Me këngën time që prej trupit të coptuar më ngrihet
dhe një herë duke më zhvatur,
do të këndoj për ty nën dritën e detit të hapur.
Nën erën përgëdheltare të përëndimit të zbrazët,
Do të këndoj, duke ëndërruar jetën e fëmijëve të tu,
që prej eshtrave të etërve thëthisin çdo ditë
lëngun e kyçeve të dhimbshëm.
Do të këndojë për ditët që presim të na vijnë
Një peisazh të shndritshëm rrugësh duke përfytyruar.
Dhe një ëndërr tjetër tek vdekja e padëshiruar..
Shpirti im i ardhur nga larg nëpër natë.
dp të këndoj tretur mes frymëmarrjes së detit,
me butësinë time të ngrohtë si shekuj më parë.
Mirmëngjes qyteti im!
Mbi fosile algash dhe drurët e tu të blertë.
Bredh ngjyrimi i mugët i rrugicave të tua,
dallgët dhe valët e errëta dhe kënga ime
që tretet me dashuri e nëpër qiell ngjitet
si trandafil i kuq që digjet. prej zjarrit të tij.
Mirëmëngjes qyteti im!
Në jetët tona janë tretur frika, heshtja e përjetshme.
Në bukurinë tënde të parrudhosur ngjethja ka ngrirë.
Faqeve të kodrinës mbjell me beton rrëshqet shpresa
Që shpejtë nëpër ajërin e prushtë zë humbet.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem