Ngadalë shkoj me një tufë lulesh të vyshkura në duar.
Përmes lotësh i avitem qytetit madhor të nëndheshëm.
Nën terrin e frikshëm të natës prek mermerët e ftohtë.
Sot askush nuk mundet të dëgjoj zërin tim të thekshëm.
Mijëra kokalla, nën ndriçimin e yjeve që terrin pagëzojnë.
Duartë e mia prekin, duar e vrara, duart e mia të thara.
Si zgjatime vertebrash zgjaten dhe padurueshëm presin.
T’u tregoj për të vërtetat e djegura shpellave të mardhura.
Tu tregoj për tokat gjakderdhur pushtuar prej barbarësh.
Për të thinjurin det - nëmur që dallgët nën dorë ia shitën.
Tu tregoj për një parlamet ku zihen e buçasin vetëm kusar.
Për sythe pemësh e zëra zogjësh, që bastardët i grabitën.
O ti rrezendritura e hënës, të lutem terrin sot ndriçom!
I trishtuar të vështroj diku tek një copë vënd i shëmbur.
Në botën e pafundëme ku shkruar është emri i tim eti.
Pak çaste i heshtur të qëndroj në vetmin time të çmëndur.
Egersohen diku tej rrebeshe shirash të rrëmbyeshëm
Thërrmohet e grryhet dheu i botës së të vdekurve.
Në botën e të gjallëve batakçillëku kudo i pranishëm.
Bren e shton ndryshkun e hekurit të pastër të shekujve.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem