Në Eshtra Të Rrugëve Poem by skender iljaz braka

Në Eshtra Të Rrugëve

Në eshtra të pakalbura varresh jemi kthyer
ne të përditshmit,
të përmuajshmit,
të përvitshmit
e këtyre rrugëve të ndotura, të këtij qyteti të egër.

Kokallo të shpërndara bregut të detit.
Kaldrëmit padashur lëm gjurmën e dokerit
dhe hijen e fytyrës sonë të humbur
nëpër pluhurin e lagësht të dherit.

Rrugëve të qytetit, si në shkretëtirën e trandafilave
Një violinë e braktisur vazhdon të nxjerr tinguj të mbytur
si zëri I ngjirur I Judës, humbur deteve të ferrit.

Të tjera eshtra presin ti rilindin këtyre rrugëveve.
Të tjera kokallo me emra Ilirësh, keltësh, orientesh.
Në kopshtet e vdekur me kryqe të gjelbërt.
Veç dy sy fëmije presin lulëzimin e brisht të mëngjezit.
Dy sy që ecin duke gdhëndur mbi rruhë
Vetëm inicialet e emrit.

Tuesday, June 24, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success