Në Limanin E Syve Të Mi. Poem by skender iljaz braka

Në Limanin E Syve Të Mi.

Si pulebardhë u ule limanit të syve të mi.
Me ngjyrën e oqeaninit m’i ndrite atë çast.
Në hapsirën time brigje - brigje mbete ti.
...Një anije e bukur, e brishtë, velëbardhë.

Ngaherë tingellues më mbeti zëri yt.
Detit tim të errët i ndeze zjarr të ri.
Si prrush i pashuar notuar përmbi valë.
Flakërim e kaltër, i brëndëshmi vezullim i tij.

Rrethit të jetës sime nuk më le të vërtitem.
Nga ferri më ngrite si më të fortin burrë.
U bëre për mua ikon e shënjteruar.
Bozhur e bukur çelur përmbi gur.

Mesazh i ç’dashurie më të fuqishme ishe ti?
Nga ç’orbitë e shkëputur, si një yll i rrall
Të tërin më pushtove me tënden magji.
Jetës më shndërrove në më të fortin strall

Thursday, May 29, 2014
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success