Ndjesëpas Shumë Vitesh.. Poem by skender iljaz braka

Ndjesëpas Shumë Vitesh..

I lumtur ndihem nënë, që gjall të kam
dhe pse prej syrit, kaq kohë, ti më ke humbur.
Ngaherë, kur rri mendoj,
vërtetë më ngjan si një përrallë,
që me mua, të pabindurin djal,
sa shumë ke hequr....
Eh, sa shumë ke vuajtur.

Ta dish, shumë malli më ka marrë.
Dhe kur përtej më flet me zë të k'putur,
me dridhet shpirti nënë, e lotin dot s'e mbaj.
Përse një ditë të vetme nënë,
s'të bëra dot të lumtur.

Tashmë, ndjes të kërkoj nënokja ime.
I bindur se kurrë s'më mbash mëri.
Për ato netë të gjata, kur gjumin ta kam prishur.
E tek kreu i rrugësdilje, qëndroje deri vonë,
të kthehesha me prisje,
më prisje nënë, me buzë të dridhur.

E di, një horr kam qënë dikur moj nënë.
Një palo djal që s'dita ç'është shtëpia.
Që bridhja udhëve pas fustanesh
dhe mbrëmjeve mend, m'i rrëmbente veç rakia.

Ah ç'më vret kjo kohë e shkuar.
Si vitet grisa e keq i dogja një nga një.
Kur pranë dritares ti më rrije zemër thyer,
zemërthyer, dëshpëruar.
E përlotur më vështroje, s'bëje zë.

Me mall të përshëndes nënokja ime.
Tani që sytë po laj në detin tim të kaltër.
Ku shoqëri më bënë një valë e bardhë,
dhe rri mes librash, kridhem në mendime,
me ty në sy e pres agimin që të zbardhë.

Më rri e qetënënokja ime.
Rrudhat ballit e thinjat flokëve, mos ia shto.
Do shohësh vet, sa jam burrëruar.
Ndaj merak mos vër,
e tepër për mua, mos u trishto.

Ah, ta dish sa kam ndryshuar.
Ndaj për mua mos u trishto më kurrë.
Do vij një ditë, kur pranvera të jet zgjuar.
kur sythi degëve të ketë çelur.
atëherë prej dore do ti marrë fëmijtë e bukur,
dhe do ti puth dy sytë e ty,
me shumë mall.

Ndjesëpas Shumë Vitesh..
Sunday, February 4, 2018
Topic(s) of this poem: poem
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success