Nga Libri Qyteti Im - Ecja Jote Ee Perjetshme Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Ecja Jote Ee Perjetshme

Ecja jote e përjetshëme.....

- Mirmbrëngjes mik! - të përshëndes.
I gaxhahutur sytë mi ngul me një shikim të shqetësuar
e përshëndetjen më kthen me frymimin e një të vdekuri.
- Tungjatjeta burrë! - thua. Nuk ndal.
Me ritëmin e përjetshëm të hapit, pa e ngadalësuar
shkon drejtë një mëngjesi të amullt me zabullimë.
me zemrën të thërrmuar në gjoks prej dëshpërimit.
Supit të takëllojnë takëmet e përditshëme si armët e luftimit.
Thellësive vajtimtare të shpirtit të shpërthen dhimbja vetmitare.
Shpërthen rënkimi yt i gjatë,
si mallkim për fatet e helmuara Hamletjane.

E në këtë ecje viganësh,
ti pas tërheq pegasin e mbijetesës tënde elegjiake.
Ti, burrë i ashpër si mallet ku u rrite,
si njeri që këtyre viseve u fryve që prej kohërave biblike.
Ecën e shikimin tej horizontit të mënxyrt e ngul,
si shpresë për ripërtëritjen tënde të pashmangshëme.
Kumtin e zi të vajtimit të thellë e të thatë
lëshon në mesin e kësaj boteje mjerane
dhe pse s'je skudëra e perëndimit, por mëtuesi i tij,
morfema që pas perëndish lidhi nyjet populusjane.

Me një të paralizuar në ferrin e ngrirë më përngjan.
Ndërsa unë hija jote e përjetshëme të ndjek pa zë.
Përara syve të shfaqen imezhe të paimagjinuara.
Me vete ca fjalë shqipton, rrëz një mali të rrëzuar.
E megjithatë ti ecën.
Në duar bastardësh ecën i vetvrarë,
me ritëmin e përjetshëm të hapit, pa e ngadalësuar.
E në këtë ecje të përjetshëme,
duke përshkuar misterin e plogësht të pyjeve e fushave gërnjare,
ti sikur ravijëzonë konturet e kafshuara të atdheut
me mpiksjen e ngrohtë të gjakut ndër damare.

E di që ti nuk je hija e vetvetes, as zemra e lotit,
që bie mbi lagështirën e vegimeve të një lisi të tharë.
Prej paaftësive të tua, ti nuk je viktimë e viktimizuar.
Nuk je ëngjëlli ideal i lirisë ëmbëlake pagëzuar në altar.
As peng i të panjohurave të ashpëra i një zemre të lënduar.
I grryer mendimesh prej padrejtësish gjithëkohore,
me qytën e dashakeqësive shpesh të kanë qëlluar.
Ty shteg i syrit asnjë çast nuk tu drodh.
Muzgut me krisma të thekshëme ngarkuar.
kurrë s't'u përkul qepalla e rënduar.
Udhës tënde të pështjell prej mjegullës së errët ece.
Ece vetmitarë kryelartë përmes dhëmbësh i kafshuar.
Një hap më tepër duke bërë, një fjalë më pak duke thënë,
kohën për të fituar.

Ti je një copë mish prej mishit të tokës tënde të përgjakur.
Frymëmarrje për mushkritë e saj të coptuara je.
Je zemra në gurin e pathërrmueshëm të malit vajtimtar.
Ashta e pathyeshme e trupit në ball të kohërave gdhëndur.

Tash ca kohë të ka mbetur veç e gjata pritje e pashpresë.
I djegur prej tërë vështirësive të një përvëlimi tërësor.
Djallëzitë e përditshëme shkallmon mes britmave dhe heshtjes.
Me shtatë lëkurë të përcëlluara, zbukuron sytë e së vërtetës.
Sytë e viteve, muajëve, orëve, që zvarriten të përtuara.
Rropatur e lodhur prej zhgënjimesh e kohësh të mohuara.

E lodhshëme dhe e rëndë është ecja jote shekullore.
Ecja jote prej druvari, minatori, ecja prej baçevani.
Nëpër zymtësinë e kohës pash më pash i bie errësirës.
Si teli përçues i fatkeqësive nën ashpërtsinë e kalbësirës.
Si detonatori i zëmërimit nën burgun e nënshtrimit.
Si dhëmbi i urisë, që përtej telave i hakërrehet skëterrës.
Si etja e pashuar e gjarpërit, që nxjerrë dhe sytë e humnerës.

Shpesh të braktisur shpirtin ke ndjer të kredhur nën helmim.
Prej mallkimit i mbërthyer mes tërë dënesave njerëzore.
Por në trikëndëshin satanik të ardhmen kurrë se vare.
Me plagët e shikimit nxiton përtej portave të harruara qiellore.
Ngarkuar ecën me lot e dhimbje demoni yt i arsyes.
Shpesh herë penguar prej pamëshirshmërisë së shfrytëzimit.
Prangosur në dinjitet brënda një kafazi të shqyer.
Përmes përpjekjesh të vetmohuara, duke pështyrë e urryer.

Mbi ç'shtrat të papërkundur lindi kjo djall liria jote?
Ky mendimi yt i çmëndur prej paprekshmërie virgjirjane.
Mes përpjekjesh mbijeton i mbyllur në shtatë palë varre.
Në këtë truall të martirizuar, produkt i një pjelljeje makabre.
Mbi llumërat erëqelbura e mbi dëshira të flamosura.
Nervi yt i arsyes, vilar i përgjakur në vlefshmëri gozhduar.
Ndaj gjer në vdekje i mbete jetës një rrebel i pashtruar.

Monday, July 7, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success