Nga Libri Qyteti Im - Më Gjeti Deti … Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Më Gjeti Deti …

MË GJETI DETI …

Më gjeti deti mbanë një ane
me kokë mbi gur e të përgjumur.
Në çantë pak ndrresa kisha marrë,
e botës rrotull, si eremit,
i bija cep me cep duke u lutur …

U lodha unë, por nuk u dhashë.
Eh, mor mik, sa shumë kam vuajtur,
lypsar për punën e përditshme.
Thellë, gjer në kockë më thau era,
e dielli verës më përzhiti.

Por prap me shpirt, k'të qene jetë,
e mbajta fort, e desha shumë.
Paçka se fati i keq me shpirt prej djalli,
si gjeth të vyshkur më vërtiti.

Kështu e paska jeta! - thonë.
- Të mos i qesh buza fukarasë.
Me vdekjen të përfytet, dhëmbë e thonj.
E një pakicë, o miku im,
të bredhë mbi malin e parasë.

Shkojnë...Shkojnë e vijnë kohërat memece,
me ajër deti qesh e rroj.
Ja marr një kënge deri vonë,
më pas mbi gur kokën qetoj.

Kështu rroj unë me gas dhe shpresë
e një mal me halle nën lëkurë.
Rroj. Rroj vëlla. Unë rroj me djersë.
Mes dhimbjesh rroj, me nder të vdes …

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success