Nga Libri Qyteti Im - Në Tokën E Lutjeve Të Mia. Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Në Tokën E Lutjeve Të Mia.

Në tokën e lutjeve të mia.

Bjerrur prej zjarrit të zëmrimit.
Në tokën e lutjeve të mia,
ku agimet e argjënda pas shpatmaleve lindin.
Atje ku fill zë një legjendë, e Mujit dhe Halilit.
Atje ku historia ngjizi gurthemelin e shkrimit,
më pështillen ndër mënd përpjekjet e një ati.
Ngritur mbi vlerat dhe vlerësimin e lutjeve,
që pas portikut të famullisë,
dorën eshtake mbi Mesharin e tij,
si drejtë shekujve zgjati.
- Këtu gërma të arta ndaluni! -thirri.

Vitet që ikën dhe vitet që vijnë,
në të ardhëmen e largët shohim
të projektohen pambarim.
E tashmja kuptimin e saj do ta kish humbur
pa flakërimën e papërmbajtëshme të atij fillimi.
Ndaj, të falem, ty at Buzuk!
Të falem ty ati im!

Shpesh e paarritshemja i pervidhet horizontit.
Ajo që për ne duhet të jetë e nesërmja
e kopështit të trandafilave,
është fatkeqësisht e sotmja e
zbehur prej varferise se mendimit.
larguar prej botës së pasur të ndjenjave humane,
vidhisur prej plogështis së paepur të shpirtit.

Gurë të palëvizshëm, që asnjëherë
nuk mundëm dot ti thërrmonim.
Shtigje nëpër të cilin kurrë nuk kaluam.
Lartësi të bardha, që kurrë si pushtuam
Porta të pahapura, që për vet shkakun tonë,
kurrë pas tyre nuk depertuam.
Shkak të cilin asnjëherë se mësuam.

Në vitet që kanë shkuar dhe në vitet që do vijnë,
ndergjgjja jone po e coptuar ka per te kaluar.

Unë të falem Ty, at Buzuk!
Të falem Ty ati im, që në tokën e lutjeve të mia
Rrugën me gërmat e magjishme ke shtruar.

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success