Të përjetshmen rilexoj në pëlhurën e art të qiellit.
Atë, që pak kush arrinë ta deshifroj mirësisht.
Me dhëmbët shtrënguar, pa nxjerr një fije zëri.
Prej dëshpërimit drejtëvizor i mbytur vazhdimisht.
Më i fortifikuari front ka qënë e mbetet ndërgjegjja.
Ajo, që s'u muarr pa shkarje ujërash të pist nën të.
Mes përpjekjesh satanike shënjtërova anti vlerat.
Që nën çroditjen e përjetshëme njerëzimin të lë.
Më i çuditshëmi varrtar jam i mjedisit ku jetoj.
Ndaj ti ndërgjegjeja ime shpesh më ke dërrmuar.
Kur i tëri më është dashur veveten të shkatërroj.
Forcërisht me të vërtetat e tua më ke përballuar.
Entuziazmin kam shuar e tretur prej makutërisë.
Kur të rëndën këmbë, fortë gjoksit ma ke shtën.
Sa herë me përgjërime t'u luta, t'u fala me gulçime.
Udhëve të frikshëme, si lepurin në lak më ke zënë.
Jam lutja e pëkulur mbi fotonet e valëve të mjerimit.
Mbi vraga plagësh eci, pa mundur të ngjall shpresën.
Në fletët shumngjyrëshe të librit tragjik, të njerëzimit.
Paktin e pakthyeshëm kam nënshkruar me dënesën.
Lakuriqësia e së vërtetës jam, që krimin demaskoj.
Më irriton injoranca kur flet me gjunën e justifikimit.
Jam vetëtima e përflakur, që shikimin qiellit lartësoj.
Për imazhet e shëmtuara jam flakërima e përvëlimit.
Jam më i pabesi gjarpër i shkretëtirës që helmoj.
Më konservatori tiger ndaj bitmave të mekura.
Jam më i panënshtruari luan i savanës që kafshoj.
Shqipja e Andeve, që varret i grryejr me kthetra.
Jetë e dyerve të shqyera, që në grusht të kam mbledhur.
Pushtuar më ke, me ethet e tua të pushtetit demonial.
Që me lindjen e pronës, varrmihës i vetvetes kam mbetur.
Më i paskrupullti egoist, për të sunduar kudo si Sovran.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem