Vendit tim......
Tutje pas malesh dhe detit të trazuar
Ku mbrëmjeve vala buzëqesh me shkëlqim.
Atje ku syri i nënës më pret përherë zgjuar.
Kam varret e etërve dhe gjysëmën e trupit tim.
Atje më është toka e rrudhur gjer në palcë.
Flokëthinjura ime, me hire e bukuri.
Atje ku dehesh nga era e manxurasë.
Eshtë vëndi im i vogël, është nëna Shqipëri.
S'ma lebyrin syrin ndërtesat shumëkatëshe.
Ura e gjate s'më ngjall kërshëri.
Atje, unë kam Bosforin tim të vogël.
Të kaltërin det, që i falem si një perëndi.
Kam lënë atje një mall, një shok fëmirije.
Një vajzë që padurimin për mua po tret.
Mbi tavolinë kam lënë dy strofa poezie.
Një dhimbje toke, që do çastë më thërret.
........Stamboll 1995....
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem