Zhgënjim fatal…
Nën sytë e përlotur, që hapsirash enden, prej kohe të shpërfillur.
Zhgënjim i vazhdueshëm, thellë tyre mbetur i mbërthyer.
Shkaktuar prej barbarësh të së njëjtës skëterrë, sërishmi të rilindur
Pinjoll bastardësh konvertual, prej të vetëmit qëllimi të ushqyer.
Gozhduar prej erës kuterbuese të mëkateve të tyre.
Grahmat e kohës, që kaherë ka humbur.
Ethshëm përtypin të varrosurat mistere të jetës.
Nën trysni të papara dhunimesh, për të përligjur egzistencën.
Mbi dallgëzime përpjekjesh, çdo ditë notojnë dhe ulërasin.
Zërat e mekura të miljonave, nervozuar prej nevojës jetike.
Të përfytyruarat imazhe të së ardhëmes me grushte godasin.
Karvanët e endacakëve, të eksodeve të dhimbëshme biblike.
Si gjurmë të humbura stepash, zëri i së drejtës përgënjeshtruar.
Dhimbjen tërësore përcjell drejtë pavdekësis së shoqëris njerëzore.
Drejtësi e përgojosur në altaret e nderit, robinjë e nënshtrimit.
E kërcënuar mbetur çdo ditë prej krimit dhe makinacioneve djallëzore.
Mes së humburës pafundësi besimi, thellë zemrës që rënkon.
Ushtritë e të papunëve rropatur përtej kufijëve të skamjes.
Nëpër zhurmime udhësh, ndriçuar prej rrufesh qiellor.
Kryqet e vetëdijes ndizen prej rënkimesh, dhe përgjakjes.
Zhgënjimi fatal ardhur prej deformimit të pushteteve.
Prej djallit me shëmbëlltyrën më të paskrupullt të mitmarrjes.
Provokon permanendshëm në ndjenjat e brishta të popujve.
Dukurin e shpërthimit të demonit, prej zjarrit të hakmarrjes.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem