Nje Mbremje.. Poem by skender iljaz braka

Nje Mbremje..

Mbi fletën e pashkruar një mesnatë m'u ule.
Krahtë ledhatushëm m'i hodhe rreth në qafë. Me vlagën përcelluese shpërthyer nëpër buzë.
Petale lulesh mbi trup me shkunde.
Nuk di sa shumë më folën sytë e tu.
Drthëruar hedh zemra nektar dashurie.
I harruar asaj mesnate mbetur i përgjumur.
Mbi fletë të shkruar lash dy rreshta poezie.
Cmenduria ime drejtë teje fluturonte.
O Kleopartë e bukur, sy kaltër si deti. Si munde ti ndjenjat e mija t'i sundoje.? Si munde t'ia rrëmeje ti zemrën një poeti.?

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success