Nuk di si të humba.
Buzëdetit, duke shëtitur deri vonë,
a ndoshta me një valë, muzgut të ngatërrova,
diku harruar pas një degë pishe,
bregut shkëmbor rrëzuar, ku ndriçonte hënë e plotë.
Me frymën e erës mbi detin e trazuar,
mesazhe pambarim më përcillje.
Më shkruaje duke ecur skajeve të muzgut.
Ndalesa për të gjetur m'u bë streha mes tokës dhe qiellit.
Shkëlqimin e vdekjes së dëshpëruar,
me qumështin e tij, më njomte fiku gjëmbaç i detit,
Mbi kurorët e pishave fluturonte qeshja jote.
Thirrja pikëlluese.
Më gjej! Më gjej nëse më do! - jehonte buzëdetit
Zëri yt shndërruar në një ëngjëll mirësie.
Ndërsa unë në tokën e zezë këtu poshtë
këngën tënde dëgjoja përhumbshëm nëpër re
të veshur me tantella të bardha nusërie.
Zogjtë, qiellit të mrvenjtur në tufa fluturuan.
Ti ndoqe udhën e tyre e dashur.
Ndoqe metodën e hijeshive.
Atë çka murgeshat na mësuan.
Të verbër për ti mbetur, përjetësisht dashurive.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem