ORA E LIGË Poem by ISMAÏL KADARÉ

ORA E LIGË

Është orë e ligë kudo,
Vallë a s'e ndjen ?
Era si me bronshit në brinjë
Ndër metro vërshëllen.

Grafititë më shpejt se TV
Shpërndajnë një lajm.
Si me fyt të prerë një tren
Tjetrin ndjek nëpër pjalm.

Është orë rreziku, nën thikë
Një komb pret i shtrirë.
Si peshkop i trishtë horizonti
Thërret për mëshirë.

Një shtet klith për ndihmë, një tjetër
Në gjumë fqinjin vret.
Nga klinikat e thyera tutje
Erë e ftohur ngarend.

COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success