Pikëzohet… Poem by LINDITA ARAPI

Pikëzohet…

Pikëzohet
Kjo pikë uji,
ritmikisht
pikë,
pikë,
mbi qelqin e hollë të ndjenjës sime
pikon.
Nuk mundem t'i shpëtoj gërryerjes.
Kjo pikë uji
Pikëzohet si një fiksim i pashërueshëm
Pikë
Pikë rëndon
Derisa të vijë një ditë dhe ai qelq të kriset.
Të shpëtoj nga pesha
E një pike uji.

COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success