Siluetat Nën Dritën E Henes Poem by Besa Dede

Siluetat Nën Dritën E Henes

Siluetat e mia të vetmisë,

Fergellojne, tronditen, perflaken.

Ajri bëhet më i renduar

me zbrazëtinë e madhe që ti me le pas.

Tani gjej ngushëllim

në kujtimet e ditëve të shkuara.

I hedh sytë drejt horizontit të pamate

dhe ngadalë, oh kaq ngadalë,

dërgoj zemerueshem mallin tim te zjarrte tek ty,

mberthyer në një balone tabake te thurur prej resh.

E cila shpejt vozit paqësisht

drejt qiellit te qendisur me yje.



Hijet pakësohen disi në errësirë.

Pastaj më kujtohet buzëqeshja jote.

Me mungon, ti fryma ime e parë e lumturisë!

Hareja qe ndiej, kur të kujtoj,

Më bën të gjej veten time të zhubrosur, të plagosur;

fshehur brenda kësaj kështjelle të rrënuar dëshpërimi

qe unë vetë e kam ngritur shtrese,

tullë mbi tullë rreth vetes time.

Egoja ime përpiqet të arratiset,

drej dritës dhe jashtë nga kthetrat e hijeve.

Duke u mberthyer plot guxim në fijet më të holla

te shpresave dhe ëndrrave që thurem së bashku.

Dua të të shoh për herë të fundit.

Ti, vuajtja ime, dhembsurisht e gëzueshme!



Mjegull, të lutem largohu,

e më lejo të shoh se çfarë po vjen per mua neser.

Që ta di nëse do me duhet ta fal veten,

Apo pa përjashtim asnje shpengim të mos me jepet,

Ashtu si gjithë të tjerët.

Jo aq e shenjte sa të jem pjese e lumturisë eterike,

E gjithashtu, jo aq mëkatare sa për t'u hedhur në llahtaret e Ferrit.

Kështu, e harruar, perseri,

kthehem mbrapa duke u ankuar, duke qarë,

në këtë purgator të pafund,

të rrethit të përjetshëm të jetës dhe vdekjes.

Duke u shfryre plotësisht në mënyrë të paarsyeshme,

Sepse ti, me le pas...


11/2015

This is a translation of the poem Silhouettes In The Moonlight by Besa Dede
Thursday, April 17, 2025
COMMENTS OF THE POEM
Close
Error Success