Duke qëndruar jam në një hapsirë boshe..
Mbështetur në një pikën kulmore, të kujtoj.
Tek ty dua të gjej një fjalë të ngrohtë.
Atë që vite më ka munguar, që më joshte.
Në një stacion të boshatisur jam,
duke të pritur deri vonë,
Aty kur trenat njëri pas tjetrit ndrrohen,
nxitojnë për në destinacion..
Përse u dashka i vetëm këtu të qëndroj
Njomur prej një ankthi trup thërrmuar.
Mbytur brenda zemrës time të helmuar përgjithmonë.
Vallë përse kështu duhet të digjem?
Pak çaste duke ndjerë aromën e tymit të përflakur.
Trembur prej vetvetes,
Mallëngjyer prej një zëri i tulatur.
Mos shkoni larg, dikush më thotë.
Mos shkoni larg.!
Atë që doni, diku.... këtu pranë keni për ta takuar.
Por unë rend si marathonomaku, për të gjetur
Atje ku ti nesër kushedi ku mund të jesh.
S'më ndal ashpërsia e kësaj nate.
dhe ky shteg i përgjakur që duket
sikur më vërtit nëpër spirale.
Mbase një pakujdesi e paqortuar
pusi do të më ketë bërë tek ndonjë shpat.
Dhe dikush aty pranë do të më sulmoj me gjykime paradoksale.
Mos shko larg, një zë i thekshëm më qorton.
Mos shkon!
Ah që s'mundem sirenave dot tu bëjë ball.
Një ditë kështu vetmitarë më duke shumë e gjatë.
Oh, kurrë nuk mundet ta humbas siluetën e saj nëpër gjumë.
Unë do të enden në çdo metër të tokës,
Mbi lërët e duarve të mia për të ngritur
e më pas për të të rënë në gjunjë..
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem
standing in an empty space based on a climax that remind and remind self to to find warm word is definitely amazing. In an empty embankment waiting until late to rush into the destination is interesting. A brilliant poem is wisely and amazingly penned...10