E shtrenjta nëna ime...
Në ninullat e mbremjeve kur djepin më përkundje.
Kodin e jetës më hidhje mbi fytyrë.
...
Sa herë më ke lënduar ti ndërgjegja ime,
kur i tëri më është dashur të jepem pas së mirës.
Sa herë me të vërtetat e tua të papërkulshme
më ke pushtuar e mes krahësh më ke mbledhur,
...
Skajeve të pluhurosura të një kornize të vjetëruar
Një portret dashurie prej kohësh kam mbetur.
Përtej errësirës, britma e shurdhër, e mohuar
dhe zhurma e pazëshme që rrënqeth qetësinë.
...
LAGJJA IME E VJETËR
Lagjja ku banoj, është ndër më të varfërat e qytetit.
Dikur mbuluar ish prej ujërave të kripura kënetore.
...
Dashuria ime
Dashuria ime, melankoli dhe pikëllim.
Shumë më ndryshe sot do të doja të më ishe.
...
Atdheu im.
Në këtë përvjetor të 100-të
Përpara gjunjëve të tu përulem dhe hesht.
Hesht me heshtjen e luftëtarit plagshumë
...
Për tek ty po vrapoj.
Me një rrahje të lehtë flatrash
ndonse rruga më duket e pambarimt,
...
Shpesh i përhumbur udhëve mëkatare të natës.
Imponuar prej kësi tranzicioni të gjatë, paradoksal.
Këtij epitafit mbi gur-varrin e Kantit shpesh i referohem.
Vetvetes kurrë pa i kërkuar, pendimin tim verbal.
...
Shkozeti Ynë
Çuditërisht, tek një kornizë e vjetër
u ngulitën këtë mëngjes sytë e mi të vegjël.
...
E IMJA TOKE E PERGJAKUR
E imja tokë e përgjakur…….
E stërlashta, e zeza dhe e etura e tretur.
...
BUZEMBREMJE VJESHTE
Buzëmbrëmje vjeshte:
Prej trokëlimës së hapave të mia,
...
Kur thyhej vjeshta….
Kur thyhej vjeshta,
nën një përzierje vaji dhe tingujsh,
...
Ish dora e zotit që shkroi paragrafet e mëkatit:
Ti e divorcuar…
Unë i mallkuar prej fatit…
...
Karrocë e ëndërrave të mia.
Mos mu ndal ti karrocë e ëndërrave të mia.
...
Unë me detin dhe me qytetin tim ngjaj.
Me bukuroshen e ujit dhe me një eros mbi kal.
Ngjaj me nje fik deti rritur brigjeve të tij.
dhe me ca bedena që flen e çelin çdo maj.
...
Do të vij në gjumin tënd të vonë.
Me heshtjen time në ëndërr lehtaz do të flas.
Prej shkëlqimit të syve kahera t'i kam kuptuar
gjithë ç'ke dashur me pak fjalë të me thuash,
...
Një të shtunë vjeshte…
Mbi xhamin e lagur të dritares,
fytyra jote e venitur me dy sytë pa dritë,
...
Kur thyhej vjeshta….
Kur thyhej vjeshta,
nën një përzierje vaji dhe tingujsh,
...
Erdha me frymën e ëngjëllit të mbirë prej fundit të dheut,
kur degët e palmës së vetmuar përplaseshin me rënkime.
Me një frymë drejtë teje vrapova për të qënë i përkushtuar.
Mbushur me polem dashurie ishte shportë e zemrës sime.
...
i martuar me tre femije....banoj ne qytetin tim te lindjes, durres....)
E Shtrenjta Nëna Ime...
E shtrenjta nëna ime...
Në ninullat e mbremjeve kur djepin më përkundje.
Kodin e jetës më hidhje mbi fytyrë.
- rritmu biro, si pëllumb i bardhë,
- rritu biri im, bëmu si një yll.
Ungjijët e shpirtit ballit m'i këndoje.
Nën ethet e trishtimit, prej rënkimit mekur.
E shtrenjta nëna ime, veten rënd qortoje,
se s'kishe ç'të më jepje, veç pak bukë të thekur.
Supeve të brishtë, rënduar mijëra halleve.
Veshur me të zeza, buzëqeshja sapo nisur.
Fatet të kryqëzuan, të hapën dhjetëra varre.
Nën lotëte e ngrirë, të rridhte jetë e ngrysur.
Me butesi mendafshi, si një vello hedhur.
Fjala jote ëmbël ditëve më përcillte.
Ngrohtësi e shpirtit tënd porsi llavë derdhur.
Hap pas hapi nënë, trupit seç më digjëte.
Në bebëzen e syrit e gjallë ti më je ngrir.
Dhe pse thinjur je, tretur gjer në kockë.
Për mua mbetesh deti, prej dallgësh e përpirë.
Unë një copëz valë, a si e vogëla përroskë.
Në ditët e marsit të trishtë..
Hello Skender, could you please translate some of your poetry into English. I would lo read your work.
sounds really great. you are showing your emotions nice. you will have great future in poetry. i invite you to read my poems. as a friendly look.
I too would enjoy being able to take in some of your work should you decide to put any in English :)